FOTOT/ Do të mahniteni kur ta vizitoni! Parku i Kurorës së Lumit të vjetër Seman, vendi ideal për një ditë ndryshe

Ndoshta nuk iu ka rënë rruga të kaloni në këtë vend, por nëse planifikoni të shkoni do të mbeteni të mahnitur nga kurora e pemëve dhe parku përreth lumit.
Këto pamje të mrekullueshme i përkasin “Parkut të Kurorës së Lumit të vjetër Seman”.
Një pasuri e rrallë natyrore, krejt e panjohur, krejt e pazbuluar fton të gjithë turistët ta vizitojnë dhe të shijojmë momente të bukura gjatë pushimeve të tyre.
Ata që e kanë vizituar tregojnë se ky është një park ideal për ekskursione dhe guida turistike, ku ajo çfarë të bie në sy është kurora e lumit, poshtë rrjedha aktuale e lumit Seman dhe në horizont deti Adriatik.
Ju përcjellim pamjet e mrekullueshme përmes disa fotove
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.