FOTOT/ “Të ndërtosh mbi tarraca të papërdorura?!”- Londra ofron zgjidhjen për krizën e strehimit! Mund të ndërtohen mbi 41,000 banesa

Londra duket se ka gjetur një zgjidhje radikale për krizën e strehimit, me anë të ndërtimit të shtëpive të reja në tarracat e papërdorura të ndërtesave.
Në Britani mund të përfitohen mbi 41,000 banesa në qoftë se ndërtohen prona të tjera mbi tarracat e papërdorura, duke shtuar potencialin e pasurive të paluajtshme në 28 milionë metra katrorë pasuri, në dy zonat qendrore të Londrës. Të dhënat janë bërë publike pas një hulumtimi të “Knight Frank”, një firmë globale për konsulencën e pasurive.
Firma e pasurive të paluajtshme thotë se ka rreth 23,000 ndërtesa në zemër të qytetit që janë të përshtatshme për zhvillimin e mëtejshëm, duke ndërtuar në tarraca të papërdorura, gjë që do të lehtësonte presionet për të gjetur parcela të papërdorura toke në qendër të Londrës.
Të dhënat në lidhje me këtë çështje u prodhuan duke përdorur “Skyward”, një softuer i ri i hartave gjeohapësinore, i zhvilluar për të hetuar dhe më pas për t’i sugjeruar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që “ndërtesat të mund të zgjerohen duke përdorur” hapësirën ajrore”, si një mundësi për strehimin në kohët e fundit.
Vitet e fundit ka pasur shqetësim në rritje që horizonti i famshëm i Londrës po shkatërrohet nga zhvillimet e reja, por ndërtimet në tarracat e papërdorura mund të jetë një zgjidhje e mirë.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.