FOTOT/ Zona e shpërthimit bërthamor të Çernobilit “po transformohet” – Projekt për ndërtimin e një parku fotovoltaik

Çernobili është vendi i një reaktori bërthamor që shpërtheu në vitin 1986. Nga kjo ngjarje katastrofike 30 persona humbën jetën vetëm tre muajt e parë, dhe mijëra të tjerë kanë vuajtur pasojat e këtij shpërthimi deri më sot.
Zona e braktisur rreth objektit të dikurshëm, tani është kthyer në një vend turistik e mjaft popullor, dhe së shpejti pritet të bëhet “shtëpia” e prodhimit të 100 megavatëve energji diellore në të ardhmen.
Grupi “Rodina Energy” dhe “Enerparc Ag” do të punojnë në një projekt prej 1.2 milionë dollarësh, duke vendosur panele diellore prej një megavat, në afërsi të reaktorit të deaktivizuar.
Të dyja kompanitë po përfitojnë nga qeveria ukrainase duke rizhvilluar dhe duke përdorur rreth 1.000 kilometra katrorë tokë të lirë. Ndërsa zona nuk është ende e sigurt për bujqësinë, krijon një situatë ideale për energjinë e rinovueshme, pasi linjat e energjisë janë ende të lidhura në zonën e evakuuar.
“Ne zgjedhim zonën e Çernobilit. Nuk duhet të jetë një “hartë” e zezë në mes të Ukrainës. Projekti ynë është [mbi 300 metra] nga reaktori, ndaj Rodina ka instaluar panele për prodhimin e energjisë diellore”, tha për Bloomberg, Evgen Variagin, Drejtor Ekzekutiv i Rodina Energy.
Kompani të tjera nga Franca dhe Kina kanë shfaqur interes në ndërtimin e fermave diellore në tokën e rizhvilluar. Në veçanti, Engie SA në Francë po “kryen një test paraprak të fizibilitetit për një projekt të madhësisë gigabajt”. Është bërë një studim që nga korriku i kaluar për të parë nëse projekti mund të funksionojë.
Vetëm fatkeqësia bërthamore e Fukushimas dhe ajo që ndodhi në Çernobil u kualifikua si një katastrofë e nivelit 7, klasifikimi më i lartë i një aksidenti energjetik.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.