Franca, apel kompanive energjetike – Ministri i financave u kërkon për të bërë më shumë për zbutjen e inflacionit

Ministri francez i Financave, Bruno Lë Mer, u shpreh se kompanitë në sektorin energjitik dhe atë të transportit duhet të bëjnë më shumë për të rikthyer një pjesë të fitimevce të tyre për të ndihmuar konsumatorët që të përballen me inflacionin.
Sipas tij një numër i vogël kompanishë kanë regjistruar fitime gjatë krizës në sektore si ai i energjitikës dhe transportit. Ai iu kërkoi pikërisht këtyre kompanive që të të japin propozime të forta në mënyrë që të mund të kthejnë një pjesë të fitimeve të tyre tek francezët.
Kjo mund të ndodhë në formën e uljes së çmimeve të karburantit ose propozimeve nga firmat e transportit si CMA-CGM. Por ai shtoi se nëse këto kompani zgjedhin të mos bëjnë më shumë, qeveria do të marrë përgjegjësitë e saj.
Të hënën, Lë Mer i bëri thirrje gjigantit të energjisë TotalEnergies që të bëjë edhe më shumë për të ndihmuar klientët të përballen me çmimet e larta të karburantit duke zgjeruar dhe rritur uljet e cmimeve. Çmimet e energjisë janë rritur në mbarë botën pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Ndërsa çmimet e karburanteve arritën në nivele rekord këtë vit, TotalEnergies iu nënshtrua presionit të qeverisë duke ofruar një zbritje prej 10 cent për çmimet në pikat e karburantit deri në fund të gushtit, përveç një zbritjeje prej 18 cent nga shteti.
Qeveria franceze duhet gjithashtu të prezantojë legjislacionin që përmban masa të ndryshme që synojnë rritjen e fuqisë blerëse të konsumatorëve përballë rritjes së inflacionit.
Lë Mer shtoi se rritja ekonomike e Francës ishte “e fortë” pavarësisht një uljeje të perspektivës ekonomike të vendit. Të martën, qeveria e Francës uli ndjeshëm perspektivën e rritjes, por mbajti të qëndrueshëm parashikimin e deficitit buxhetor, pavarësisht miliarda shpenzimeve shtesë për masat kundër inflacionit. Kjo falë të ardhurave tatimore më të mëdha se sa pritej.
Ministria franceze e Financave tha se rritja pritet të ishte 2.5% këtë vit, nga një vlerësim i mëparshëm prej 4%, për shkak të ndikimit nga vala e Omicron COVID në fillim të vitit dhe pushtimit rus të Ukrainës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.