Franca do shpejtojë fushatën e vaksinimit, Macron: Të gjithë të rriturit mund të vaksinohen nga 15 Qershori
Franca do lejojë të gjithë të rriturit që të vaksinohen kundër koronavirusit nga 15 Qershori, sipas një postimi në tëitter të presidentit Emmanuel Macron. Duke nisur nga fundjava, të gjithë të rriturit “e cënuar” , dhe nga 15 Maji, të gjithë ata sipër 50 vjeç, do të jenë të përshtatshëm për vaksinim. Presidenti ka premtuar se të gjithë të rriturit e gatshëm mund të vaksinohen deri në fund të Verës.
Fushata e vaksinimit është përshpejtuar, ndërkohë që qeveria është kritikuar për një nisje të ngadaltë. Rreth 22% e francezëve kanë marrë të paktën 1 dozë dhe rreth 10% kanë bërë regjimin e plotë. Presidenti Macron shpreson që përshpejtimi i fushatës së vaksinimit të Covid-19 në francë do të ofrojë lehtësim në javët e ardhshme që të mundësojë rikthimin tek jetesa normale, me hapjen e bareve dhe restranteve më 19 Maj.
Zgjedhjet presidenciale po afrojnë dhe sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes Macron dhe lideres të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen. Aftësia e presidentit për të rihapur ekonominë do të luajë një rol kryesor në të ardhmen politike të vendit.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.