Franca do të mbyllë klubet dhe shtrëngojë masat – Castex: Por nuk do të ketë karantinë për të “shpëtuar” Krishtlindjet

Franca do të mbyllë klubet e natës dhe shtrëngojë masat e distancimit social përpara Krishtlindjeve, por kryeministri Jean Castex, tha se nuk do të ketë nevojë për masa të reja të karantinës, apo shtetrrethim, në reagim ndaj variantit Omicron të koronavirusit. Castex theksoi se vala e pestë e pandemisë ka marrë vrull në të gjithë vendin, por shtoi se me 52 milionë njerëz të vaksinuar, thuajse 90% e grupit të përshtatshëm, situata është më mirë se sa në krizat e mëparshme dhe se nuk duhen masa drastike për të shpëtuar Krishtlindjet. Nga dita e Premte, më 10 Dhjetor, klubet e naftës do të mbyllen për 4 javë dhe qeveria i bëri gjithashtu thirrje qytetarëve që të limitojnë vullnetarisht mbledhjet private apo të punës, si në festat e Krishtlindjeve.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se dozat nxitëse, së bashku me masa më të ashpra të distancimit social, do lejojnë Francën që të shmangë karantinën, qqë po aplikohet së fundmi në disa shtete europiane. Nga data 15 Dhjetor, fëmijët në moshë 5-11 vjeç që janë në mbipeshë apo kanë gjendje serioze shëndetësore, do të kenë akses ndaj vaksinimit.
Kryeministri tha se në shkolla, vendosja e maskave do të kërkohet edhe në oborre, ndërkohë që sportet me kontakt të afërt do të ndalohen. Franca i’a ka dalë të mbajë shkollat kryesisht të hapura gjatë pandemisë. Veran tha se Franca ka identifikuar 25 raste pozitive me variantin Omicron, me 21 të importuar nga njerëzit që janë kthyer nga Afrika e Jugut dhe pjesa tjetër si pasojë e infeksioneve lokale. Ai tha se norma e infeksionit është ngadalëuar, pavarësisht se është ende e lartë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.