Franca ‘dominon’ Netflix – Miliona abonentë të rregullt
Një nga zëdhënësit e Netflix tha herët ditën e sotme se kompania më e madhe e filmave dhe serialeve në botë ka tashmë më shumë se 5 milionë abonentë në Francë.
Lajmi u konfirmua kështu pasi u tha më parë nga një raport i daily Le Figaro.
Kjo do të thotë se kompania me bazë në Kaliforni ka më shumë ndjekës në Francë sesa në Canal Plus, televizionin më të paguar të vendit, i cili është në pronësi të Vivendi Group, me 4.76 milionë ndjekës në fund të shtatorit.
Netflix ka më shumë se 130 milionë ndjekës në më shumë se 190 shtete. Pas një debutimi të vakët në Francë, Netflix ka parë rritjen e bazës së saj të klientëve në sajë të një katalogu më të pasur të filmave dhe serialeve si dhe dhe rritjes së kërkesës për shikueshmëri nga brezat e rinj videot online.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.