Franca e “mbërthyer” nga pasiguria – Abstenuesit “fitojnë” në raundin e parë

Kandidati i qendrës së majtë, Emmanuel Macron, vijon të mbetet kandidati kryesor për të fituar zgjedhjet presidenciale në Francë. Të paktën këtë tregojnë sondazhet, që konfirmojnë çdo ditë e më shumë se mund të ketë surpriza.
Katër kandidatë janë në një garë të ngushtë mes tyre, dhe ndahen me vetëm 2 pikë përqindje nga njëri tjetri. Në raundin e dytë ndërkohë, sondazhet dalin tërësisht jashtë loje, për shkak të numrit të lartë të të pavendosurve dhe sot deklarojnë se do të abstenojnë.
Me daljen jashtë garës thuajse tërësisht të dy partive tradicionale, situata në Francë është më shumë se e paqartë. Kandidatët kryesorë për të fituar garën janë një i pavarur dhe dy ekstremistë, njëra e djathtë dhe tjetri i majtë. Republikanët kanë gjasa minimale, e aq më pak kanë socialistët, kandidati i të cilëve është zhdukur madje edhe nga sondazhet.
Macron dhe Le Pen kanë humbur ndjeshëm elektorat gjatë javëve të fundit, ndërkohë që Jean Luc Melenchon dhe deri diku Francois Fillon kanë fituar ndjeshëm terren. Ajo që shqetëson jo vetëm kandidatët, por edhe tregjet është norma e lartë e atyre që do të abstenojnë, pra të atyre që do të hedhin në kutitë e votimi një fletë të bardhë. Kjo normë fiksohet në 28%, pra më shumë se ajo e çdo kandidati tjetër. Macron dhe Le Pen projektohet të marrin jo më shumë se 23% të votave secili në raundin e parë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.