Franca mbyll kufijtë për 30 ditë me vendet jo europiane – Macron: Jemi në situatë “lufte”!
Presidenti Francez Emmanuel Macron të hënën urdhëroi kufizime të rrepta në lëvizjen e njerëzve në mes të shpërthimi të shpejtë të Koronavirusit, duke thënë se ushtria do të thirret për të ndihmuar transferimin e të sëmurëve në spitale.
Macron njoftoi masa për të “kufizuar ashpër lëvizjet për të paktën 15 ditët e ardhshme”, duke filluar në mesditën e së martës, dhe për të kufizuar kontaktet sociale sa më shumë që të jetë e mundur.
“Ne jemi në luftë,” tha Macron disa herë gjatë një fjalimi televiziv 20-minutësh.
Presidenti urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi përveç nëse duhet të blejnë sende ushqimore, të udhëtojnë për në punë ose të kërkojnë kujdes mjekësor.
Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se 100,000 oficerë do të vendosen për të zbatuar bllokimin; kushdo që gjendet jashtë do të duhet të sigurojë prova për arsyet e tyre për të udhëtuar.
Macron tha se raundi i dytë i zgjedhjeve komunale do të pezullohet, sikurse dhe rregullimi i pensionit të diskutueshëm të qeverisë së tij.
Presidenti francez tha se kufijtë e jashtëm të BE do të mbyllen për 30 ditë, por shtetasve francezë do të lejohen në shtëpi; udhëtimi përtej kufijve të brendshëm të zonës Shengen do të kufizohet rreptësisht.
Ushtria franceze do të vendoset për të ndihmuar në transportimin e të sëmurëve dhe një spital fushor është duke u vendosur në rajonin e goditur rëndë Alsase në Francën lindore.
Macron njoftoi gjithashtu një paketë 300 miliardë euro për të ndihmuar bizneset në vështirësi.
Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Francë u rrit në 148 të hënën, me 6.633 raste të konfirmuara. (France24 & Politico.eu)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.