Franca, me deficit tregtar rekord në 2021 – Shënon një “njollë” në historikun ekonomik të Macron përpara zgjedhjeve

Franca publikoi një defiçit tregtar vitin e kaluar, ndërkohë që importet u rritën prej çmimeve të larta të energjisë dhe eksportet e Airbus pësuan rënie, sipas të dhënave zyrtare, që shkaktojnë një pesimizëm mbi historikun ekonomik të presidentit Emmanuel Macron. Defiçiti tregtar në mallra shënoi 84.7 miliardë euro në vitin 2021, ekuivalent me 3.4% të prodhimit ekonomik, ndërkohë që importet e energjisë u frynë në 43.1 miliardë euro, sipas ministrisë së Tregtisë. Vetëm për muajin Dhjetor, defiçiti tregtar arriti në mbi 11 miliardë euro, që është shifra më e madhe mujore që kur nisën regjistrimet në Francë në vitin 1870.
Në thuajse 2 muaj nga zgjedhjet presidenciale, ku Macron pritet të kërkojë një mandat të dytë, ministri i Financave Bruno Le Maire, tha se defiçiti shënon një njollë për presidencën e Macron, që ka qenë më parë e fortë me historikun ekonomik. Rritja ekonomike shënoi nivelin më të lartë në 52 vite prej 7% në vitin e kaluar, ndërkohë që ekonomia e dytë më e madhe e BE, u rimëkëmb më shpejt se ç’pritej nga koronavirusi. Megjithatë, aktiviteti i fortë ekonomik nxiti gjithashtu kërkesë për importe, ndërsa eksportet u goditën gna një rënie e dërgesave të avionëve të rinj. Le Maire tha se Francës i duhet një rizgjedhje e Macron në muajin Prill, për të përfunduar përpjekjet e rikthimit të konkurrueshmërisë së eksportuesve. Macron, një ish bankier investimesh dhe ministër i ekonomisë, ka ulur një serë taksash që paguhen nga kompanitë dhe ka zbutur rregullat strikte të punësimit dhe pushimit nga puna të Francës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.