Franca ndalon linjën ajrore iraniane Mahan Air nga data 1 Prill
Franca ka anuluar licencën e linjës ajrore iraniane Mahan Air për fluturimet brenda dhe jashtë vendit nga data 1 prill duke e akuzuar atë për transportimin e pajisjeve ushtarake dhe të personelit në Siri apo edhe në zonat e tjera të luftës në Lindjen e Mesme, bënë të ditur për Reuters tre zyrtarët francezë.
Vendimi, i cili ndjek një lëvizje të ngjashme gjermane në janar, është bërë për shkak të linjës ajrore që transporton pajisje ushtarake apo transportimin e njerëzve në Siri dhe në zonat e tjera të luftës në Lindjen e Mesme, thanë dy burime diplomatike.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione mbi linjën ajrore të Mahan Air në vitin 2011, duke thënë se ajo kishte ofruar mjaft mbështetje financiare për rojet revolucionare islamike të Iranit (IRGC), si dhe Uashingtoni po i shtyn aleatët e saj evropianë që të ndjekin shembullin. “Mahan Air nuk mund të shërbejë më në territorin francez që nga 1 prilli”, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme franceze.
Burimi: Reuters
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.