Franca raporton numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orë. Pandemia ende nuk e ka arritur “pikun”
Në raportin e 7 prillit nga Ministria e Shëndetësisë Franceze raportohet se numri i të infektuarve ka shkuar në 109,069 raste të konfirmuara, por edhe duke vendosur një rekord fatkeq numri vdekjesh prej 1.417 në 24 orë.
Numri total i vdekjeve ka shkuar në 10,328, ndërsa të shëruarit janë në 19,337. Në këtë mënyrë ekonomia e dytë më e madhe në Evropë kthehet në vendin më të goditur së bashku me Spanjën.
Franca nuk e ka arritur ende kulmin e pandemisë së koronavirusit, paralajmëroi të martën ministri i shëndetësisë së vendit edhe pse tashmë është vendi i pestë në të gjithë botën që ka një numër treshifor me raste pozitive të konfirmuara.
“Ne jemi akoma në një fazë përkeqësuese të epidemisë,” tha Olivier Veran, ministri francez i shëndetësisë, të martën në një intervistë televizive.
Autoritetet pariziane gjithashtu njoftuan të martën se njerëzit nuk do të lejohen të bëjnë ushtrime individuale midis orës 10 pas mëngjesit dhe 7 pasdite. duke filluar nga e Mërkura, në një përpjekje për të ndaluar vrapuesit të dalin në të njëjtën kohë me blerësit ushqimore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.