France / Pritet rihapja progresive – Nga 19 Maj rifillon aktiviteti për muzetë, kinematë dhe teatrot
Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një intervistë me shtypin rajonal njoftoi rihapjen graduale të dyqaneve, bareve dhe restoranteve në natyrë, si dhe vendeve kulturore duke përfshirë kinematë dhe muzetë.
“Tryezat në natyrë do të kufizohen në një maksimum prej 6 personash, ndërsa muzetë, monumentet, kinematë, teatrot dhe sallat e shfaqjeve do të jenë në gjendje të rifillojnë aktivitetet e tyre me një maksimum prej 800 personash brenda dhe 1000 jashtë.” – specifikon Macron.
Rihapja graduale do të fillojë nga 19 maj, në përputhje me disa kufizime shëndetësore. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.