“Free Wi-Fi” edhe në Qytetin Studenti, zonat ku sigurohet ky shërbim
Përpos rikonstruksionit të godinave, studentëve që jetojnë në “Qytet Studenti” tashmë do t’iu ofrohet edhe shërbimi i internetit falas.
Në kuadër të nismës “Tirana Smart City”, tashmë në qytetin e Tiranës ofrohet shërbimi “Free Wi-Fi” në zonat e sheshit “Skënderbej” dhe “Pazari i Ri”. Hapi i rradhës ishte shtrirja e shërbimit edhe te “Qyteti Studenti”, projekt i cili është implementuar me sukses dhe tashmë të gjithë dhomat e studentëve në godinat e këtij kampusi janë të pajisura me internet, ndërkohë që akses do të ofrojnë edhe sallat e leximit.
Zonat në të cilat sigurohet mbulueshmëria me shërbim janë:
-Sallat e Leximit & Dhomat e studenteve
-Hyrja e godinave
-Ambiente Publike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.