Frenimi i deficitit, masat e Rumanisë – ‘Rrit’ taksat me $ 2.5 miliardë, bien aksionet
Aksionet rumune pësuan rënie dhe yieldet e obligacioneve u rritën më shumë se në tre vite pasi qeveria zbuloi masat e papritura për të frenuar deficitin buxhetor duke rritur 10 miliardë lei (2.5 miliardë dollarë) të të ardhurave shtesë, përfshirë edhe një taksë mbi industrinë bankare të dominuar nga jashtë.
Përballur me një mungesë fiskale që është në rrezik të prishjes së kufijve të vendosur nga Bashkimi Europian, ministri i financave Eugen Teodoroviç paraqiti një paketë të asaj që ai e quajti masa “të guximshme” për të rritur të ardhurat. Plani gjithashtu do të taksojë kompanitë e energjisë dhe telekomunikacioneve, çmimet e gazit natyror dhe mund të ringjallë një nismë të diskutueshme për të rishikuar sistemin e pensioneve.
Propozimi bëri që Indeksi këmbimit BET i Bukureshtit të kapte 8.1 për qind, më shumë se që nga viti 2011, ndërsa asetet e tjera pësuan fat të ngjashëm. Rezultati mbi obligacionet qeveritare 10-vjeçare u rrit 31 pikë bazë në 5.08 për qind, duke kapur rritjen më të madhe ditore që nga qershori 2015. Lei (monedha kombëtare) e cila normalisht tregtohet në një distancë të ngushtë kundrejt euros sipas nivelit të menaxhuar të bankës qendrore, u dobësua 0.2 për qind. “Ne presim një rritje në kostot e financimit të qeverisë dhe presion mbi tregjet valutore, duke pasur parasysh praninë e rëndësishme të bankave të huaja në tregun e brendshëm” – u shpreh Andrei Radulesku, ekonomisti i Bankës Transilvania.
Nëse zbatohet taksa mund të ndihmojë në kompensimin e ofertave nga social-demokratët në pushtet, siç janë rritjet e përsëritura në pagat shtetërore që kanë dobësuar pozicionin fiskal. Sektori bankar i Rumanisë kontrollohet kryesisht nga huadhënësit europianë perëndimorë duke përfshirë Erste Group Bank AG, Societe Generale SA dhe UniCredit SpA. Industria e gazit natyror është e ndarë kryesisht midis OMV Petrom SA, e kontrolluar nga OMV AG e Austrisë dhe Romgaz SA, shumica e zotëruar nga shteti.
Taksa e bankës e emërtuar “takse për lakminë” nga Teodoroviçi, do të gjeneronte 3.6 miliardë lei vitin e ardhshëm. Ajo do të mbronte qytetarët nga kostot më të larta të ri pagimit të kredisë, duke nisur nëse normat ndër bankare tejkalojnë 1.5 për qind, tha ministri të martën vonë.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.