‘Frenohet’ rritja e çmimit të naftës dhe benzinës në Shqipëri! Sa do të tregtohen karburantet deri më 15 mars

Bordi i posaçëm i ngritur nga qeveria shqiptare për kontrollin e karburanteve ka miratuar vendimin që parashikon çmime tavan për karburantet deri me 15 mars 2022. Vendimi përcakton se nafta e benzina nuk mund të tregtohen më shumë se 217 lekë për litër.
Ndërkohë, gazi nuk mund të tregtohet më shumë se 93 lekë për litër. Bordi i Transparencës do të mblidhet përsëri ditën e marte me 15 mars pë të pasqyruar çmimin e shitjes me pakicë e për të bërë ndryshimet e mundshme që reflektohen nga tregjet ndërkombëtare.
Vendimi përcakton se çdo operator me shumicë e pakicë është i detyruar që të zbatojë vendimin pasi përndryshe do të përballen me penalitetet që përcakton Akti Normativ i qeverisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.