Frika e dështimit, pengon suksesin

Të gjithë e dinë se për t’u bërë sipërmarrës kërkohen shumë elementë, të tilla si njohja e industrisë dhe ekspertizës, përvojë, pëlqimi i klientëve tuaj, një reputacion i mirë e më shumë.
Por një nga gjërat më të zakonshme që i pengon njerëzit të arrijnë suksesin që meritojnë është frika e dështimit.
A keni frikë të dështoni për shkak të asaj që do të mendojnë të tjerët? Lëreni këtë mendim negativ dhe pyesni veten: “Kujt i bëhet vonë se çfarë mendojnë të tjerët?
Shumë nga sipërmarrësit më të suksesshëm janë bërë të tillë pasi kanë dështuar disa herë, ndaj ndiqni idetë dhe pasionet tuaja dhe lëreni frikën mënjanë.
Kur ta gjeni veten duke ndjerë frikën për dështimin, filloni të mendoni gjënë më të keqe që mund të ndodhë nëse ju dështoni.
Mos lejoni ankthin të ndikojë në pikëpamjen tuaj për situatën dhe përpiquni të keni gjithmonë një plan B. Një plan tjetër ju ndihmon jo vetëm për të rritur vetëbesimin tuaj por edhe për eliminuar frikën që keni ndaj dështimit.
Ndonjëherë kur të ndiheni të dyshimtë për diçka apo kur nuk jeni të sigurt për vendimin që duhet të merrni kërkoni një këshillë nga një mik apo kolegu juaj.
Kur konsultoheni me dikë dhe nëse vendimi që morët është krejtësisht i gabuar do t’ju shërbejë për të mos u ndjerë të vetëm. Në atë moment kuptoni se edhe nëse do të kishte qenë dikush tjetër mbase do të kishte vepruar si ju dhe se dështimi është njerëzor.
Nëse do të pyesnit njerëzit e suksesshëm me siguri do t’ju tregonin se kanë më patur në jetën e tyre më shumë dështime se sa suksese dhe se kjo është mënyra se si ata arritën të bëhen të suksesshëm.
Mos e dënoni veten tuaj kur bëni një gabim por shikojeni atë si një mundësi për të mësuar dhe për tu rritur. Merrini të gjitha njohuritë dhe përdorini kur t’ju nevojiten, gaboni, reflektoni dhe mësoni, vetëm kështu do të arrini të bëheni të suksesshëm.
Supozoni se projekti juaj nuk po shkon siç është planifikuar herën e parë, mos ikni e mos u dorëzoni. Nëse ju del një pengesë përpara mos u krijoni panik por mendoni si ta eliminoni atë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.