“Fryhen” shifrat e check-up – Manastirliu shton “gabimisht” 110 mijë pacientë të referuar te mjeku specialist
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka prezantuar të dhënat 4-vjeçare të kontrollit mjekësor bazë apo siç njihet ndryshe check-up, që parashikon një set analizash, që qytetarët e moshës 35-70 vjeç i bëjnë pa pagesë në institucionet shëndetësore shtetërore.
Ndërsa, kostot për kompaninë private përballohen nga buxheti i shtetit. Megjithatë, në tentativë për të treguar suksesin e këtij programi, ministrja Ogerta Manastirliu ka nxjerrë në pah shifra që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, sa i takon personave që falë këtij ekzaminimi janë referuar te mjeku specialist për ndjekje të mëtejshme.
Me shifrat e prezantuara nga Manastirliu do të thotë se në vit, referohen te mjeku specialist rreth 50 mijë vetë apo 200 mijë për 4 vitet e zbatimit të programit. Por, sipas ministres kjo shifër për 4-vjeçarin është 90 mijë. Praktikisht, shifra është fryrë me plot 110 mijë qytetarë.
Më tej ministrja iu është përgjigjur edhe kritikave për kostot e larta që paraqet ky partneriteti publik privat për buxhetin e shtetit, duke thënë se raporti kosto-efikasitet, prevalon nga kjo e dyta.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.