Fryma e një personi mund të tregojë kohëzgjatjen e jetës së tij

Një grup studiuesish australianë, pas kryerjes së eksperimenteve për shumë vite, arritën në përfundimin se jetëgjatësia e një personi mund të përcaktohet nga mënyra se si ai merr frymë.
Një simptomë e rëndësishme, gulçimi, ka një efekt të veçantë në numrin e viteve të jetuara.
Në studim morën pjesë 2087 subjekte. Ekspertët i vëzhguan vullnetarët për 22 vjet. Si rezultat, ata zbuluan se njerëzit që vuanin nga gulçimi vdiqën shumë më herët se ata që nuk kishin hasur në një simptomë të ngjashme. Doli se nuk kishte fare rëndësi nëse një person kishte pirë duhan apo jo.
Ekspertët kanë vënë re se duhanpirësit, madje edhe ish-duhanpirësit, kolliten. Dhe ata që pinë duhan tani fishkëllejnë kur marrin frymë. E gjithë kjo tregon edhe një jetëgjatësi më të shkurtër. Autorët e botuan punën e tyre në revistën Respirology.
Studiuesit theksuan se simptomat e frymëmarrjes parashikojnë vdekjen tek të moshuarit. Njerëzit që vuajnë nga gulçimi duhet t’i kushtojnë vëmendje kësaj simptome. Ata duhet të ekzaminohen dhe trajtohen.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.