FSHF: Shqipëria ndeshje miqësore me Bosnjën më 28 Mars. Përballja në “Elbasan Arena”

Shqipëria do të luajë përballë Bosnje Hercegovinës më datë 28 Mars. Lajmi konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku thuhet se është arritur akordi për ndeshjen miqësore për datën 28 Mars, e cila është tashmë zyrtare dhe e konfirmuar që do të luhet në “Elbasan Arena”.
“Kështu, pas takimit zyrtar me Italinë ne 24 mars ne Palermo, Shqipëria do të shfrytëzoje edhe datën e dytë të lirë të UEFA-s, atë më 28 Mars, ku skuadra e De Biazit do të presë në një takim miqësor Bosnjen. Gjithçka është zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjtë do të përballen në një test miqësor me skuadrën e Edin Dzekos e shume lojtarëve të tjerë. Orari mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e FSHF.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.