Fshirja e detyrimeve të prapambetura, Tatimet: Falen mbi 17.1 miliardë lekë, përfitojnë mbi 28 mijë tatimpagues

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në javën e dhjetë të aksionit anti-informalitet, tregon edhe vlerën e detyrimeve të falura për bizneset për shkak të ligjit të faljes.
Sipas Tatimeve ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë dhjetë javëve numri i subjekteve që kane reaguar pozitivisht është 2977, dhe detyrimet e mbledhura kapin shifrën e 2 miliardë e 4 02 milionë lekë.
“Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kane reaguar pozitivisht është 2977 dhe vlera e mbledhur është 2 miliardë e 4 02 milionë lekë.
Ka vijuar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe kompensimi në kredi, si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë të 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin, më shumë se 28 542 tatimpagues që kanë përfituar dhe ky proces që vijon ende. Si rezultat i këtij procesi, shuma e detyrimit të falur është 17.184 miliardë lekë dhe përdorimi I kredisë së shlyer të detyrimeve në nivel principali është në vlerën e 1.698 miliardë lekëve”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.