FSHZH informon mbi situtan e punimeve në hyrje të Pogradecit (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përditësuar informacionin mbi situatën e punimeve për: “Sistemim i hyrje-daljes dhe stabilizimi i rrëshqitjes në hyrje të qytetit të Pogradecit”.
Sipas njoftimit aktualisht punimet janë përqendruar në shtrimin e korsisë së biçikletave si dhe në shtresat asfaltike në rrugë.
FSHZH njofton se ky projekt pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve duke ofruar me shumë siguri si dhe pritet të ketë impakt në rritjen e turizmit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.