FSHZH informon për ecurinë e punimeve: Si po ndryshon “Geraldina”, lulishtja më e vjetër e Ballkanit
Fondi Shqiptar i Zhvilimit informon lidhur me ecurinë e punimeve për rehabilitimin e sheshit “Ahmet Zogu” dhe parkut “Geraldinë” në qytetin e Burrelit”.
Sipas FSHZH, aktualisht kanë përfunduar: shtrimi i rrugicave me çakëll, kanalizimi i ujërave të bardha dhe betonimi i shtresave tek rrugicat në park. Ndërkohë, po vijojnë punimet për ndërtimin e mureve të betonit në rrugicat e lulishteve, për vendosjen e pllakave dhe bordurave të gurit si dhe ndërhyrjet restauruese në park janë projektuar për të ruajtur më së miri bukurinë natyrore të tij.
Referuar dokumenteve të tenderit, lulishtja “Geraldinë” konsiderohet një nga lulishtet më të vjetra në Ballkan.
Sipërfaqja e parkut është afërsisht 30000 m2, në të cilin përfshihen një Xhami, një bar privat, Pallati i Kulturës së Burrelit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.