FSHZH njofton: Kanë përfunduar përgatitjet e 3 projekteve për qytetin e Beratit (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Berat në kuadër të “Programit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga Banka Botërore, njoftojnë se kanë përfunduar përgatitjen e tre projekteve te Paketës së Dytë të investimit për qytetin e Beratit:
- Përmirësim pamor i siluetës urbane përgjatë rrugës “Antipatrea” në qendër të qytetit;
- Rehabilitim urban i sheshit “Iliaz Vrioni”;
- Sinjalistika turistike dhe tabela informuese.
Sipas njoftimit në këtë kuadër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit mirëpret grupet e interesit ditën e Mërkurë, më 26 Maj, 2021 ora 11:00, në Bashkinë Berat.
FSHZH bën me dije se takimi do të përqendrohet në prezantimin e kësaj pakete investimi nga konsulenca/projektuesi dhe Konsultimi mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social-VNM nga specialistë të FSHZH-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.