“Fundi i epokës së tregtisë së lirë?”- Populizmi po jep ndikim në ekonominë globale
Ekspertë të njohur të ekonomisë, përfaqësues të shoqatave të huaja për investime, si dhe përfaqësuesve të mediave diskutuan mbi efektet që kanë politikat populiste në ekonominë globale në një tryezë dialogu me temë “Një rikonfigurim i ekonomisë kryesore: Fundi i epokës së tregtisë së lirë?”.
Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës Adrian Civici, pohoi se “edhe ne jemi pjesë e kësaj ekonomie, edhe pse me një ndikim modest”.
Nga ana e tij, Rektori i KU Luarasi, Arben Malaj shtoi se “Ekonomia ka prodhuar rritje, por polarizimi ndikoi dhe në ndarjen e pasurisë dhe rritjen ekonomike. Rritja ekonomike pa ulur varfërinë dhe papunësinë janë elemente të populizmit”.
Si përfaqësues i medias, gazetari Alfred Lela gjatë këtij bisedimin theksoi se “Populizmi në çdo vend dhe të gjithë globin ka ndikim në forma të ndryshme. Zgjedhja e Tump dhe Brexit kanë pasur ndikimim edhe në Shqipëri”
Kjo tryezë e organizuar nga Aleanca e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Austrian Economics Center është pjesë e një turneu që zhvillohet përgjatë 45 Kryeqyteteve në Europë, Kaukaz, nga Skandinavia në Shqipëri dhe nga Spanja në Ukrainë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.