Fundjavë e paqëndrueshme – SHMU informon mbi situatën meteorologjike në të gjithë vendin!
SHMU informon se dita e shtune do të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonat malore ne verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.
Sipas njoftimit ditën e diel moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe intervale kthjellimi gjithashtu do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesditë të cilat më pas do të mbeten prezente përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore por do të marrin karakter lokal ndërsa në zonat malore reshje bore me intensitet të ultë.
SHMU bën me dije era do të jetë nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.