Fundjavë gati verore?! – SHMU rritje temperaturash dhe masa ajrore të qëndrueshme
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se fundjava pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Mot i kthjellët pritet të mbizotëroj në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat parashikohen të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Sipas njoftimit era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare jugore pritet të fitoj shpejtësi deri në 10m/sek.
SHMU informon se temperaturat parashikohet të pësojnë rritje të lehtë në të dyja vlerat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.