“Fundoset” paundi britanik – I afrohet nivelit më të ulët në 2 vite prej perspektivës ekonomike
Paundi britanik i’u afrua nivelit më të ulët në 2 vite, ndërkohë që janë rritur shqetësimet mbi ngadalësimin ekonomik dhe tregjet presin që politikëbërësit të ulin normat e interesit. Valuta i’u drejtua nivelit më të ulët që prej muajit Prill 2017, ndërkohë që të dhënat e dobëta mbi shitjet me pakicë dhe treguesit negativ ekonomik për tremujorin e dytë ndikuan te humor i investitorëve.
Perspektiva ekonomike po shtohet te faktorët negativ për paundin, ndërkohë që analistët presin një ulje të normës bazë të interesit nga Banka e Anglisë vitin e ardhshëm. Paundi është luhatur në javët e fundit prej shqetësimeve mbi rreziqet politike, ndërkohë që gara për kryeministrin e ri po arrin drejt fundit dhe favoriti Boris Johnson e ka mbajtur të hapur mundësinë e daljes pa marrëveshje.
Paundi ka rënë me 2% që kur Kryeministrja Theresa May bëri të ditur se do të japë dorëheqjen. Paundi ra në 1.2457 kundër dollarit dhe niveli i 1.2441 do të ishte më i dobëti që prej Prillit 2017.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.