Fundviti zhvlerëson lekun – Rriten monedhat e huaja, Euro e ‘ngrirë’

Tregu i këmbimit valutor, ditën e hënë ka regjistruar një dobësim të lekut ndaj valutave kryesore. Me përjashtim të monedhës së eurozonës e cila nuk ka ndryshuar krahasuar me ditën e premte, monedhat e tjera kanë pësuar rritje kundrejt valutës vendase.
Euro, ka mbajtur të njëjtat vlera gjatë ditës së sotme njëjtë si ditën e premte, duke e mbyllur kështu këtë vit në kuotën e 123 lekëve. Kujtojmë se gjatë javës së kaluar euro ka pasur luhatje të theksuara.
Për vendet të cilët kanë remitanca nga Mbretëria e Bashkuar lajmet janë pozitive. Paundi kapi sot vlerën e 136.8 lekëve, duke u rritur kështu me plot 1.1 pikë nga e premtja e kaluar.
Dollari amerikan gjithashtu është forcuar ndaj monedhës vendase lekut, duke u rritur me 0.2 lekë dhe këmbehet sot me 107.5 lekë.
Për sa i takon monedhave të tjera ndërkombëtare franga zvicerane është forcuar kundrejt lekut me 0.2 njësi duke u këmbyer me 109 lekë. Rritje kanë pësuar edhe monedhat e tjera si dollari kanadez dhe ai australian duke u këmbyer sot pranë pikave të këmbimit përkatësisht me 78.8 lekë dhe 75.8 lekë. Në tërësi, në mbyllje të këtij viti, konstatohet një forcim i valutave ndërkombëtare kundrejt lekut.
EUR/ALL 123.00 -123.80
USD/ALL 107.50 -108.50
GBP/ALL 136.80 – 137.50
AUD/ALL 75.80 – 76.50
CAD/ALL 78.80 – 79.50
CHF/ALL 109.00 – 110.00
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.