Fuqizimi i ekonomisë, Basha: Nuk kam premtime, por plan konkret
Basha ka zhvilluar një takim me familjet në Dibër. Kreu i PD është shprehur se nuk bënë premtime ekonomike por ka një plan të mirëfilltë për të ndryshuar ekonominë e vendit. Duhet të rritet kërkesa për prodhim e cila do të mundësoj qarkullim dhe konsum më të lartë.
Ulja e taksave dhe e TVSH-së, ulja e çmimit të energjisë do të jenë disa nga vendimet që Basha ka premtuar që të marrë që ditën e parë që do të vij në pushtet.
Ndërkohë që do të ketë edhe ulje të çmimit të karburantin duke e bërë më të ulëtin në rajon. Por Basha nuk ka harrua që të rikujtojë edhe dhënien e subvencioneve për fermerët.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.