Fushata kundër informalitetit – DPT takim më përfaqësuesit e biznesit të përpunimit të mish – qumështit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e biznesit të përpunimit të mish – qumështit.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mbarëvajtjes së aksionit kundër informalitetit dhe evazionit.
Po ashtu, në vazhdim përfaqësuesit e kësaj kategorie biznesi patën mundësinë të shprehin edhe të gjitha problematikat që ka kjo industri.
Kohët e fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zhvilluar takime më përfaqësues biznesesh të ndryshme për aksionin Anti-Informalitet.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.