Futboll/ Kombëtarja shqiptare e femrave fiton me rezultatin 5-3 përballë Malit të Zi
Kombëtarja shqiptare e femrave është shpallur fituese në sfidën e saj me Malin e Zi. Shqipëria ka fituar me rezultatin 5-3 miqësoren e parë ndaj shtetit fqinj të Malit të Zi, të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.
Armir Grima, drejtuesi i kombëtares së femrave, para nisjes së ndeshjes u shpreh se “Ky grumbullim dhe përballja e dyfishtë me fqinjët e Malit të Zi do t’i japë mundësi stafit teknik të krijojë një ide të qartë për gjendjen e skuadrës, një muaj para paraeliminatoreve të Botërorit”
Shorti për paraeliminatoret e Botërorit e hodhi Shqipërinë në të njëjtin grup me Kosovën, që pavarësisht se merr për herë të parë pjesë në kompeticionet Europiane, është një përfaqësuese me nivel shumë më të lartë se shumë skuadra të tjera.
FSHF nga ana e saj ka dhënë orientime të qarta për evidentimin e të gjitha vajzave shqiptarë që luajnë në kampionate të ndryshme europiane dhe jo vetëm.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.