G20 mbi rregullat bankare, Weidmann: Nuk duhen hequr rregulloret e vendosura gjatë krizës
Liderët e Financave të ekonomive më të mëdha në botë kanë rënë dakord për të rishikuar rregullat bankare gjatë takimit në Gjermani. Megjithatë, Presidenti i Bundesbank, Jens Weidmann, tha se kjo nuk nënkupton heqjen e rregulloreve mbi tregjet financiare.
Administrata e re në SHBA ka argumentuar se rregulloret e ashpra po frenojnë huadhënien dhe rritjen ekonomike, duke vënë nën rrezik përfundimin e akordit bankar global, të njohur si Basel III.
“Do të mbikëqyrim me detaje ndikimet e rregulloreve gjithëpërfshirëse në sektorin financiar. Anëtarët e G20 do të shohin nëse objektivat janë arritur dhe nëse ka patur ndonjë efekt anësor nga rregullat e përbashkëta bankare të rëna dakord”, tha Jens Weidmann.
Megjithatë ai shtoi se kjo nuk nënkupton heqjen e tyre. Kreu i Bankës Qendrore të Gjermanisë tha se kriza financiare e vitit 2008 ka treguar se çfarë dëmesh ekonomike mund të vijnë prej tregjeve financiarë jo të rregulluar mirë.
Presidenti i Bundesbank-ës shtoi se tregtia zuri temën kryesore gjatë takimit. Duke pranuar proteksionizmin në Shtetet e Bashkuara, ministrat e financave dhe guvernatorët e 20 ekonomive më të mëdha në botë, dështuan mbrojnë tregtinë e lirë globale në komunikatën kryesore.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.