G20-ta bashkohet për të mbrojtur bankat nga sulmet kibernetike

Ekonomitë më të mëdha të botës premtuan bashkimin e forcave për të luftuar sulmet kibernetike ndaj sistemeve globale bankare, një prej përpjekjeve më të koordinuara që prej sulmit kibernetik që i kushton Bankës Qendrore të Bangladeshit plot 81 milion dollar.
Gjatë samitit të G20 i cili u mbajt në qytetin e vogël gjerman Baden-Baden, shefat e financave të këtyre vendeve ranë dakord të kundërpërgjigjeshin sulmeve raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Krimet kibernetike morën hov të lartë pas sulmit ndaj llogarisë së Bankës Qendrore të Bangladeshit në Rezervën Federale në Nju Jork, një vjedhje e cila ekspozoi dobësi të shumta sigurie, raporton PCWorld Albanian.
Në qendër të vëmendjes u vunë hakerat rusë të cilët akuzohen nga Shtetet e Bashkuara për një sërë krimesh madje edhe për influencim të zgjedhjeve presidenciale.
Sulmet ndaj sistemit global Swift të transfertave të parave kanë vijuar. Tesco tha se kishte humbur 3 milion dollar ndërsa 34 milion të tjera u vodhën nga Banka Qendrore Ruse.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.