Gabim në kartat e kreditit – Coinbase mbifaturon përdoruesit
Bursa popullore e bitcoin, Coinbase mbifaturoi gabimisht në mijëra dollarë përdoruesit dhe për këtë fajësoi një problem në mënyrën sesi ofruesit e kartave të kreditit tarifojnë për shërbimin.
Coinbase tha se problemi është adresuar por përdoruesit ishin tarifuar disa herë për një transaksion.
Sipas PcWorld, kompania premtoi rimbursimin e të prekurve. Ankesa të shumta erdhën na forumet e Coinbase.
Ky i fundit mundëson transaksione në Bitcoin, Bitcoin Cash, Ethereum dhe Litecoin.
Coinbase ja faturoi problemin ndryshimit të kodit MMC, një kod i përdorur nga Visa për të identifikuar transaksionet në karta krediti dhe debiti.
Ndryshimet e Visa erdhën pasi shumë banka thane që nuk do të lejonin më përdoruesit të blenin monedha kriptografike duke përdorur kartat e kreditit, shkruan PcWorld.
Në Reddit, një përdorues ankohej se kishte paguar 67 mijë dollar. Një zëdhënës i Coinbase u përgjigj duke ofruar rimbursim dhe këshilluar përdoruesit të kontaktojnë suportin e faqes.
Coinbase është një prej bursave më popullore në botë të monedhave kriptografike me afro 10 milion përdorues.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.