Galaxy S8 nuk debuton deri në fund të Marsit

Samsung ishte në qendër të vëmendjes në Kongresin Botëror të Telefonave ditën e dielë, në Barcelonë. Ndërsa kompania po punon për të rimarrë reputacionin e saj nga viti i kaluar, ajo vendosi që të mos shfaqë një smartphone të ri në këtë shfaqje. Samsung e vendosi këtë konferencë duke shfaqur një video për procedurat e testimit dhe sigurisë dhe jo tek suksesi që kishte korrur gjatë viteve të kaluar apo shpalljes së një produkti të ri inovativ. “Inovacioni është trashëgimia jonë. Kualiteti është prioriteti ynë, u shfaq në këtë video.”
Kompania e fokusoi prezantimin tek tabletat e reja, si dhe u tha se telefoni tjetër do të mund të shfaqet në 29 Mars. Kompania nuk dha ndonjë arsye përse telefoni do të hidhet në treg më vonë.
Telefoni Galaxy i ri do të jetë një test mjaft i rëndësishëm për Samsung, e cila ka pasur një fushatë të suksesshme duke lënë pas dhe Iphone të Apple përpara krizës së Note 7. Kompania kërkoi falje për nxjerrjen në treg të telefonit që mund të merrte flakë dhe të shpërthente, por premtoi se do të hedh në treg një smartphone të ri e cila do të kthejë besimin tek ndjekësit e saj.
Në këtë event Samsung prezantoi dy tableta, Galaxy Tab S3 me ekran 9.7 inch, me katër altoparlantë dhe me nje laps S Pen.
Samsung shfaqi dhe Galaxy Book, një tablet e cila vjen me një tastierë dhe një laps, e cila rivalizon Apple iPad Pro dhe Microsoft Surface. Kompania nuk bëri më deklarata për hedhjen në treg të ndonjë produkti tjetër.
Ky prezantim u mbyll me një deklaratë se Samsung është përkushtuar të rindërtojë reputacionin e saj duke hedhur në treg produkte cilësore dhe në sasi më të pakët, një strategji e cila do të përmirësojë pozicionimin dhe korrur më shumë përfitime.
Ada Xhagolli/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.