‘Gara e çmendur’ e Bitcoin bëhet edhe ‘më e çmendur’! Vlera kapërcen 60 mijë dollarë
Kriptomonedha Bitcoin është rritur për here të parë duke kaluar shifrwn 60 mijë dollarë, duke vijuar kështu garën rekord.
Bitcoin, që e ka trefishuar vlerën që prej fundit të vitit, është fuqizuar nga kompani të njohura ndërkombëtarisht që kanë nisur ta përdorin si metodë pagese. Po disa analistë shprehen se kjo rritje e fundit vjen nga paketa gigande stimuluese për kapërcimin e pasojabve të Covid në ekonomi, të miratuar nga qeveria amerikane.
Gjithsesi, duhet evidentuar se Bitcoin që prej krijimit në vitin 2009 ka pësuar rritje të forta, e gjithashtu edhe rënie të forta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.