Gara e emrave në Tiranë/ Në kutitë e PS kryeson Belinda Balluku , për PD-në Belind Këlliçi, Floida Kërpaçi kryeson LSI-në dhe Tom Doshi PSD-në

Deri më tani, në Tiranë janë numëruar votat e kandidatëve në 26 qendra votimi nga 1 mijë e 243 në total.
Nga Partia Socialiste rezulton se në vend të parë deri tani është Belinda Balluku me 2140 vota e renditur e 10-ta në listë, ndjekur nga kandidati Fatmir Xhafaj i renditur i 22-ti në listë me 622 vota. Ndërsa pjesa tjetër e kandidatëve janë afër 100 votave.
Në listat e PD aktualisht i pari kryeson Belind Këlliçi i 10-ti në listë me 901 vota, ndjekur nga Lulëzim Basha, i pari në listë me 296 vota dhe nga Agron Shehaj, i gjashti në listë me 218 vota.
Në radhët e LSI kryeson Floida Kërpaçi e renditur e shtata në listë me 140 vota, ndjekur nga Monika Kryemadhi e renditur e dyta në listë me 51 vota.
Nga radhët e PSD kryeson Tom Doshi edhe pse me një numër të vogël votash të numëruara aktualisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.