“Gara” e monedhave- Çfarë ndodhi në javën e parë të prillit me kursin e këmbimit! Raportet e lekut me paundin, euron dhe dollarin

Java e parë e muajit prill ka qenë një javë e qëndrueshme për raportet mes lekut shqiptar dhe euros e dollarit amerikan. Ndryshe ka ndodhur me paundin britanik.
Referuar kursit zyrtar të këmbimit të bankës së Shqipërisë, në periudhën 1-5 prill euro ka qëndruar në nivelin e 125 lekëve pa shënuar luhatje të ndjeshme.
Euro
05.04.2019 125.11
04.04.2019 125.22
03.04.2019 125.16
02.04.2019 125.21
01.04.2019 125.30
Edhe dollari amerikan ka qëndruar në nivele të qëndrueshme, në nivelin e 111 lekëve, duke shënuar luhatjen më të madhe vetëm me datën 2 prill kur u këmbye me 111.73 lekë.
Dollari amerikan
05.04.2019 111.40
04.04.2019 111.45
03.04.2019 111.37
02.04.2019 111.73
01.04.2019 111.44
Ndryshe ka ndodhur me Paundin britanik që ka njohur luhatjet më të madhe kundrejt lekut shqiptar. Monedha britanike është luhatur në nivelin e 145-146 lekëve.
Paundi britanik
05.04.2019 145.76
04.04.2019 146.50
03.04.2019 146.64
02.04.2019 146.02
01.04.2019 145.98
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.