Gara për zhvillimin e vaksinës anti-Covid. Moderna dhe Pfizer nisin testimet vendimtare me 30,000 persona
Moderna dhe Pfizer nisën 2 prova të vaksinave kundrejt 30,000 personave, ç’ka mund të sjellë përdorimin në masë të injeksionit deri në fund të vitit, sipas kompanive. Provat, që u lajmëruan të dyja në nisje të javës, janë studimet e para të fazës së fundit që mbështeten nga administrata e Trump, duke shtuar shpresat se një vaksinë efektive mund të ndihmojë në luftën kundër pandemisë. Vlera në treg e Moderna u rrit me 9%, ndërsa aksionet e Pfizer shtuan 1.6%.
Të dy kandidatët e vaksinave varen nga një teknologji e re që i lejon atyre zhvillim më të shpejtë se prodhimi tradicional i vaksinave. Metoda e ashtuquajtur lajmëtari i Acidit Ribonukleik (mRNA), i mëson sistemit imuntar të njohë dhe neutralizojë koronavirusin, duke imituar proteinat e sipërfaqes. Moderna, që nuk ka nxjerrë ndonjëherë ndonjë vaksinë në treg, ka marrë thuajse 1 miliardë dollarë financim nga Qeveria. Pfizer ka gjithashtu një marrëveshje për të shitur vaksina për 50 milionë njerëz me qeverinë amerikane për rreth 2 miliardë dollarë, nëse injeksione rezulton efektiv.
Më shumë se 150 vaksina të koronavirusit ndodhen në faza të ndryshme të zhvillimit dhe disa prej tyre po hulumtohen tek njerëzit. Johnson and Johnson do nisë provat klinike në SHBA këtë Javë dhe mund të nisë testimin në masë në fillim të Shtatorit. Firma britanike AstraZeneca deklaroi se do të nisë provat në masë në SHBA gjatë Verës. Testimet e fazës së fundit projektohet të vlerësojnë sigurinë e vaksinës dhe të përcaktojnë nëse parandalojnë sëmundjen simptomatike.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.