Garanci për furnizimin me energji – Sezoni veror, zv.ministri: Vit i vështirë, por do mbulojmë 100% nevojat
Pavarësisht situatës të vështirë në sektorin energjetik, e krijuar si pasojë e thatësirës, furnizimi me energji elektrike gjatë sezonit të verës do të garantohet në masën 100%, për të gjithë abonentët familjarë dhe bizneset. Garancia vjen nga Zv.ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, I cili thotë se 2019-a, mbetet një vit i vështirë.
Sipas zv. Ministrit, fatura financiare për importin e energjisë, gjatë 5-mujorit të parë të vitit ka arritur në 102 milion euro.
Ndërkaq, institucionet parashikojnë të shmangin importet energjisë gjatë orëve të pikut, duke mbuluar nevojat për energji nga prodhimi i Korporatës Elektro energjetike Shqiptare.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.