Garancia sovrane “rrit” agrobizneset – Zusi: Nuk kufizohen në investime. Të mbështeten edhe fermerët e thjeshtë
Garancia sovrane prej 1 miliard lekësh vënë në dispozicion të bankave tregtare me qëllim financimin e sektorit agrobujqësor, është një instrument i mirë për të nxitur sipërmarrjet e konsoliduara në më shumë investime. Në një intervistë për SCAN, Kryetari i Shoqatës së Eksportuesce, Alban Zusi, shprehet se përmes këtij mekanizmi, agrobizneset do të kenë më shumë liri në kreditim.
Por nga ana tjetër, Zusi shprehet se përpos bizneseve të konsoliduara në këtë sector, qeveria duhet ti kushtojë më shumë vëmendje fermerëve të thjeshtë, duke ndërmarrë politikat e duhura mbështetetëse.
Një ndër politikat kryesore që sugjeron Zusi është rregullimi i TVSH-së dhe ulja e saj në 6 për qind për produktet ushqimore.
Iniciativa e qeverisë synon që përmes fondit të garancisë të financohet kolaterali në masën 50 për qind për kredi në bujqësi, me qëllim zhvillimin e këtij sektori dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.