Gati operacioni “plazhe të sigurta”! Gjoba për plazhistët që blejnë te ambulantët e parregullt
Do të quhet “operacioni plazhe të sigurta” dhe parashikon tolerancë zero për shitësit ambulantë që nuk kanë leje por edhe për ata që blejnë mallra të parregullta. Direktiva ministrore “plazhe të sigurta” do të jetë gati në fund të muajit dhe stafi teknik po i jep dorën e fundit linjës së kërkuar nga ministri i Brendshëm dhe zëvëndëskryeministri Mateo Salvini.
“La Repubblica” shkruan se operacioni parashikon një rol mbizotërues të policisë urbane dhe do të financohet me paratë që qeveria italiane do të marrë ndoshta nga fondi europian për ligjshmërinë.
Nisma parashikon një monitorim edhe për ata që u japin me qira ambiente apo magazina për mallrat ambulantëve abuzivë. Parashikohen gjoba për ata që blejnë te ambulantët abuzivë, bëjnë tatuazhe apo marrin masazhe në plazh.
Operacioni “plazhe të sigurta” lindi realisht në vitin 2014 kur ministër ishte Alfano, duke hapur polemika dhe atëhere.
http://www.repubblica.it/cronaca/2018/06/24/news/spiagge-199890350/?ref=RHRS-BH-I0-C6-P4-S1.6-T1
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.