‘Gati’ protesta e pestë e opozitës – Policia e Shtetit në dispozicion me afro 1600 efektivë
Ka nisur tashmë përballë Kryeministrisë, protesta e opozitës e paralajmëruar më parë nga kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjithashtu Policia e Shtetit ka vënë në lëvizje pothuajse 1600 forca të Policisë Rrugore dhe Policisë së Rendit për të ushtruar kontrolle të dokumentacioneve të mjeteve, kryesisht në rreth rrotullimin e Zogut të Zi.
Shumë forca të policisë janë vendosur në Kryeministri duke rrethuar me gardh godinën por janë udhëzuar që të shmangin çdo akt dhune ndaj protestuesve. Për më tepër janë në anët e godinës janë vendosur edhe kamera për të dokumentuar lëvizjet e ndryshme gjatë protestës.
Anëtarë e Simpatizantë të PD dhe LSI janë nisur nga rrethet për të mbërritur në protestën e orës 11:00. Deri tani nuk ka pasur incidente me përjashtim të një ndalimi të disa autobusëve me mbështetës të opozitës në rreth rrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.
Ndërkohë Kryeministri Rama ndodhet në një takim në qytetin e Beratit. Po ashtu ai ka qenë mjaft i qartë se deri në vitin 2021 nuk do të ketë zgjedhje dhe se askush nuk do ta ndryshojë vullnetin e popullit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.