Gati zbatimi i vendimit – Ministria e Financave përgatit udhëzimin për TVSH e turizmit

Ulja e TVSH për sektorin e turizmit do të përfshijë përveç hoteleve, edhe bujtinat dhe njësitë akomoduese te vogla. Ndërkohë që për të përfituar nga kjo lehtësi fiskale të gjitha ato njësi që janë regjistruar deri më tani si biznes i vogël, mund të vetëregjistrohen si biznes me TVSH dhe të përfitojnë nga ulja në 6 %.
Ky ishte dakordësimi i komunitetit të biznesit me zyrtarët e Ministrisë së Financave gjatë një takimi të zhvilluar në mjediset e këtij dikasteri. Vendimi për uljen e TVSH në sektorin akomodues u bë vetëm një muaj më parë nga qeveria.
Argument i këtij vendimi ishte rritja e investimeve në këtë sektor, si dhe bërja e vendit tonë konkurrues në krahasim me ofertat e Rajonit.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.