Gazeta polake cilëson Shqipërinë si një vend ende të pazbuluar
Pas deklaratave që bënë kryeministri shqiptar dhe ai polak në Poloni ditën e djeshme, gazeta polake “Gazeta.Pl Next” i ka kushtuar një artikull vendit tonë. E ndërsa e cilëson Shqipërinë si një vend ende të pazbuluar, artikulli përshkruan shumë elementë të tillë si vendodhjen, klimën apo mikpritjen e banorëve.
Sipas “Gazeta.Pl Next”, polakët janë në kërkim të Shqipërisë turistike.
“Në dallim nga Spanja, Bullgaria apo Kroacia, Shqipëria është një drejtim që polakët po zbulojnë.”
Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e fundit, sipas të cilave numri i turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë është rritur ndjeshëm.
“Shqipëria është një vend i diellit, me gati 300 ditë me diell në vit. Turistët që vizitojnë këtë vend, gjithashtu theksojnë mikpritjen e banorëve vendas,” shkruhet më tej në artikull.
Sipas artikullit, koha më e përshtatshme për të vizituar Shqipërinë është nga qershori deri në shtator.
“Është mirë të shkosh në Shqipëri nga qershori deri në shtator. Ne pastaj do të jemi në gjendje të shijojmë një dozë të madhe dielli dhe një sasi të vogël shiu.”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.