Gazetari i “The Daily Telegraph” me pushime në Shqipëri – “Ju uroj shumë fat, ky vend e meriton”

Mes shumë turistëve të huaj që kanë zgjedhur këtë vit të vizitojnë Shqipërinë ka shumë gazetarë, publicistë, apo bloggera që mund të rrëfejnë për eksperiencat e kaluara këtu.
Një prej tyre është edhe gazetari i The Daily Telegraph Thomas Harding, i cili po shijon këto ditë me familjen e tij bregdetin e Jugut.
Krahas bukurisë së natyrës, Harding vlerëson mbi të gjitha mikpritjen dhe shprehet i surprizuar prej reputacionit jo shumë të mirë që ka shkaktuar kriminaliteti dhe emigracioni.
“Kur vjen këtu dhe takon njerëzit, ata janë kaq të ngrohtë dhe mikpritës. U pëlqen fakti që ke ardhur të vizitosh vendin e tyre, janë shumë të zotë me fëmijët dhe ushqimi është fantastik”.
Sipas tij, komunizmi ka shërbyer edhe për diçka të mirë, duke mbajtur të paprekur nga ndërtimet të ashtuquajturën “Rivierën Shqiptare”.
“Nuk është bërë asnjë mbizhvillim gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Është plotësisht e pacënuar, origjinale, shumë shumë e bukur”.
Ai tregon se po shfrytëzon maksimalisht atë çfarë bregdeti shqiptar ka për të ofruar, si zhytjet dhe eksplorimet.
Harding beson se përzierja e këtyre vlerave pozitive dhe bukurisë mesdhetarë do të bëjë që të vijnë gjithmonë e më tepër turistë.
“Po ia kalojmë vërtet shumë bukur. Ju uroj fat, pasi e meritoni”.
Angelo Haruni/SCAN
Një dëshmi fantastike e gazetarit të The Daily Telegraph Thomas Harding, i cili po pushon në Rivierën Shqiptare."Një…
Posted by Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes on Friday, August 11, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.