Gazi natyror mbiperformon edhe Bitcoin / Megjithatë, çmimi pritet të bjerë për shkak të motit më të ngrohtë
Çmimi i gazit natyror të lëngshëm është rritur në nivele rekord, prej temperaturave të ulëta që kanë krijuar mungesë në treg, por është tërhequr në fund të javës, ndërkohë që tregtarët presin mot më të ngrohtë.
Çmimi mesatar i gazit natyror të lëngshëm për dërgesat e Shkurtit vlerësohet në rreth 29 dollarë për milionë njësi termike britanike, (mmBtu), në rritje me 7.55 dollarë nga java e kaluar. Megjithatë, dërgesat për Marsin vlerësohen në 8-14 dollarë për njësi, sipas ekspertëve.
Ditën e Mërkurë, çmimi spot i gazit natyror të lëngshëm preku 32.5 dollarë për milioën njësi termike, sipas agjencisë S&P global Platts.
Një serë faktorësh, përfshirë motin e ftohtë në Europë dhe Azi, si dhe mungesa e ofertës, kanë rritur çmimin referencë në Azinë Veriore me 18-fish në më pak se 9 muaj, çka e bën të mbiperformojë çdo lëndë të parë, madje edhe Bitcoin. Megjithatë, moti më i ngrohte se ç’pritet në javët e ardhshme, kanë sjellë rënien e çmimeve, ndërkohë që edhe më shumë ofertë po gjenerohet në treg.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.