Gazprom, fitime rekord në vitin 2021 – Falë rritjes së gazit në Europë. Cakton një fond për manaxhim të rrezikut
Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, theksoi se pret të ardhura rekord këtë vit, falë rritjes së çmimit të gazit në Europë, ndërkohë që caktoi edhe janë fond në rreth 10 miliardë dollarë deri në fund të vitit, për të manaxhuar rreziqet. Gazprom, i kontrolluar nga Kremlini, që ofron 1/3 e furnizimeve për tregun europian të gazit, ka përfituar çmime rekord të larta të gazit natyror në Europë, nxitur nga oferta e ulët.
Kompania pret që të ardhurat bazë të tejkalojnë 45 miliardë dollarë në vitin 2021, ndërkohë që fluksi i parasë pritet pozitiv këtë vit, pavarësisht pagesave të larta të dividentit. Gazprom theksoi gjithashtu se bordi i kompanisë mbajti programin e investimeve për vitin 2021 të pandryshuar në 17 miliardë dollarë.
Kompania deklaroi se buxheti është bazuar në një çmim mesatar të gazit prej 269.6 dollarë për 1,000 metra kub në kontratën afat-gjatë të furnizimit me konsumatorët europian për vitin 2021. “Falë planit fillestar, të ardhurat nga shitjet e gazit janë rritur me thuajse 30%, çka do të lejojë Gazprom të arrijë nivele rekord historik të të ardhurave në 2021”- deklaroi kompania.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.