Gazsjellësi TAP – 44.8 mln lekë për shpronësimin e pronarëve që preken nga projekti
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur zyrtarisht kërkesën për shpronësimin e pronarëve që preken nga punimet për testimin e tubacionit të gazsjellësi Trans Adriatik. Vlera totale paraprake e shpronësimeve kap shifrën e 48 870 348 49 lekësh.
Referuar kërkesës së publikuar në ‘Fletoren Zyrtare’, bëhet fjalë për marrjen në përdorim të pronës private për periudhën 6-mujore, 1-vjeçare, 1 vit e 6 muaj si dhe 2-vjeçare si dhe shpronësimin dhe vendosjen e gazsjellësit Trans Adriatik mbi pronat private që preken nga punimet për testimin me ujë të tubacionit si dhe përfundimin e punimeve.
Kështu, personat e prekur nga ky shpronësim se do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të përllogaritur më ligjin e posaçëm nr 116/2013.
Ata të cilat kanë emrin në listat e mëposhtme si dhe personat që preken por nuk figurojnë në këto lista, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. Dorëzimi duhet të bëhet pranë ZVRPP-së përkatëse për saktësimin dhe konfirmimin e pronësisë, sipërfaqeve, etj.
SCAN
Listën e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.